Ka mbetur pa ‘Sofi’, Çani: Nuk është me mik ajo punë, ajo e reja duhet të…

Ka mbetur pa ‘Sofi’, Çani: Nuk është me mik ajo punë, ajo e reja duhet të…

12:16, 14/12/2019
A+ Aa A-

“Zonë e Lirë” është në kërkim të një “Sofie” të re, por drejtuesi i emisionit, Arian Çani, tha në fillim të programit këtë të premte se ende nuk është gjetur që pas hapjes së audicioneve.

Ai theksoi se “Sofia” e re duhet t’i tërheqë të gjithë.

Pas reagimeve të publikut që thonin se kanë vajza të bukura, Çani tha se kjo punë nuk bëhet me mik.

Prandaj u kërkoi shikuesve të kenë durim.

'Ende nuk ka, nuk po them se do ti fillojmë audicionet nga e para se është një përtesë e madhe. Zakonisht ato që vijnë në audicion kanë gjithmonë një problem. Duhet të gjejmë mënyra të tjera për të gjetur një ‘Sofi’ , një Sofi që të na tërheq të gjithëve.

Ndërkohë një nga publiku shprehet se ka gocën por Çani i kthehet:

'Nuk është me mik ajo punë ka një gjë tjetër duhet të ngjisë ajo Sofi kështu që nuk do të nxitohem. Ndërkohë mua do më ndihmojë Alesia duhet të bëni pak durim miqtë e mi. 'Sofia' është personazh shumë i rëndësishëm në emision sado që ju duket periferik ‘ është shprehur Çani. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco