Po xhironte klipin Manjola Nallbanit i sulen patat, kjo VIDEO do ju bëjë të qeshni të gjithëve

Po xhironte klipin Manjola Nallbanit i sulen patat, kjo VIDEO do ju bëjë të qeshni të gjithëve

08:58, 13/12/2019
A+ Aa A-

Manjola Nallbani ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ një nga videot më ‘funny’ që mund të keni parë deri tani.

Këngëtarja ka zbuluar një moment gjatë xhirimeve të këngës së saj më të fundit ‘Sa sytë e mi’.

Në videon e publikuar duket se Manjola është duke vrapuar për t’u larguar nga patat, teksa nuk kanë munguar dhe të qeshurat.

“Sikur po më turreshin demat, jo patat. Gjatë xhirimeve të këngës ‘Sa sytë e mi’”, ka shkruar Nallbani bashkangjitur postimit të saj më të fundit në ‘Instagram’. Kjo video ka qenë ndryshe nga çdo postim i mëparshëm i artistes, ndaj dhe komentet kanë qenë mjaft pozitive dhe me humor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco