Bija ime/ Xhemal mëson të vërtetën dhe lëndohet, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Xhemal mëson të vërtetën dhe lëndohet, ja ç’do ndodhë nesër

20:32, 11/12/2019
A+ Aa A-

Demir i tregon Xhemalit përgjigjen e analizave të ADN-së. Demir dhe Xhemal kujtojnë të shkuarën. Xhemal mendon se Demir e ka denoncuar në polici dhe ai është shkaku pse ka bërë burg. Demir i tregon Xhemalit se nuk ka qenë ai që e ka denoncuar.

Ai i kërkon Xhemalit të mos ia nxjerrë Ojkyt inatin që ka me të. Demir i kërkon llogari Xhandanit pse nuk i tregoi që ka biseduar me Xhemalin. Xhandan pranon që ka bërë gabim. Demir i tregon përgjigjen e analizave të ADN-së që tregojnë se ai është babai i Ojkyt.

Demir është i lënduar që Xhandan ka besuar Xhemalin. Xhandan i kërkon falje Demirit. Ojky kupton që Xhandan dhe Demir nuk flasin me njëri-tjetrin. Ata përpiqen t’i tregojnë Ojkyt të kundërtën. Demir ka një histori të njëjtë me Ojkyn.

Ai është rritur pa baba por një ditë i ati e ka gjetur. Shumë shpejt ai do të mbetej pa baba kur të merrte lajmin që i ati ishte ndarë nga jeta. Ojky gjen Ilajdën duke qarë. Ajo mëson se prindërit e Ilajdës po ndahen.

Xhemal takohet me Zejnepin dhe i jep para. Zejnep i tregon Xhemalit se ka qenë Asu ajo që e ka denoncuar. Xhemal habitet dhe përlotet kur kupton që Asu ia ka punuar pas shpine./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco