“Falco” rinis të shfaqet në kinema, Besi dhuron të ardhurat për bamirësi

“Falco” rinis të shfaqet në kinema, Besi dhuron të ardhurat për bamirësi

22:55, 09/12/2019
Filmi ‘Falco’ do të shfaqet në të gjitha kinematë.
Me rastin e tragjedisë që ndodhi më 26 Nëntor në Shqipëri shkak i tërmetit, Bes Kallaku ishte i angazhuar për të ju ndihmuar familjeve në nevojë dhe u ka qënduar ditë me radhë pranë atyre
Ato ditë doli premiera e filmit të tij ‘Falco’ të ardhurat e të cilit Besi kishte vendosur t’i jap për bamirësi e ai premtimin vazhdon ta mbajë dhe këtë sapo e tha nëpërmjet një postimi në Instagram ku edhe ka njoftuar se filmi do rinis të shfaqet në kinema, shkruan lajmi.net..
“Miq!Lavdi Zotit, lamë pas më të keqen dhe pamë se në dite të veshtira mund te bëhemi bashkë. Jemi prindër të rinj dhe bashkë me Xhensilën me zemrën plot provuam se familja mundet me çdo provë që Zoti na vë përpara.
Të gjithë forcat tona mediatike u përqëndruan në shërbimin e atyre që kishin nevojë, ndaj vendosa të ndërprisja çdo postim qoftë edhe informativ mbi filmin “Falco”. Nuk mund të solidarizohesha vetëm një ditë, të kisha sy dhe veshë vetëm ditën e fatkeqsisë, të bëja të shurdhrin apo të verbrin ditët e tjera duke i shërbyer interesin tim. Ija që më rriti dhe edukoi nuk do “ma bënte hallall”. Gjatë gjithë këtyre ditëve jam munduar të gjendem afër e tu shërbej me gjithë mundësitë njerërzve të mi. Siç edhe e kam thënë, me të ardhurat dhe fitimet nga filmi, do të vazhdoj ta bëj me gjithçka mundem, në mbështetje të atyre që vërtet kanë nevojë. Nga sot rinisim seriozisht, aty ku e lamë suksesin e komedisë më aktuale edhe më të bukur shqiptare “Falco”. *Çdo ditë në kinema.
Të qeshim se kemi shumë nevojë dhe “Falco” e dini ju, ËSHTË MAKSIMUMI!!! Një përqafim për secilin prej jush. Zoti ju rujt!”, shkruan në postimin e plotë të tij në Instagram.
 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco