'Të njoha kur askush nuk më konsideronte', Flor Mumajesi bën dedikimin e veçantë

'Të njoha kur askush nuk më konsideronte', Flor Mumajesi bën dedikimin e veçantë

14:42, 08/12/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme u caktua edhe kënga fituese e festivalit të njohur ‘Kënga Magjike 2019’. Titulli i madh u mor nga Eneda Tarifa e cila u shpall fituese me këngën “Ma zgjat dorën”.

Sigurisht edhe në këtë rast bashkëpuntor në realizimin e këngës ka qënë edhe kantautori i njohur Flori Mumajesi dhe Eneda nuk ka ngurruar fare por ia ka adresuar të gjitha meritat pikërisht atij.

Por edhe Flori në një postim të bërë në Instastory-n e tij, ka treguar se atëherë kur askush nuk e përkrahte, kur askush nuk e konsideronte për atë që është sot, Eneda ka qenë pikërisht aty dhe i ka zgjatur dorën.

Kantautori e konsideron Enedën një aset, ndërsa veten e tij shumë të vogël para saj.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset! Urime zemër”.

Kujtojmë se Flori Mumajesi edicionin e kaluar të Këngës Magjike e fitoi si këngëtar e jo si kantautor me këngën “Plas”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco