Prishet magjia e Adrola Dushit sa hapi gojën në ‘Kënga Magjike’

Prishet magjia e Adrola Dushit sa hapi gojën në ‘Kënga Magjike’

12:24, 07/12/2019
A+ Aa A-

Modelja e njohur Adrola Dushi nuk ka marrë komente aspak pozitive për rolin e prezantueses si partnerja e Ardit Gjebreas në tri netët finale të “Këngës Magjike”, që po mbahet në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

 Vajza nga Rrësheni me bukuri të spikatur, arriti të prekte botën e modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sajë të mbështetjes që i dha fotografi me famë botërore, Fadil Berisha.

Deri në pozitat e modeles apo fotomodeles, Adrola ishte bukuria magjepsëse që ua merrte mendjen të gjithëve, por u desh vetëm një skenë e madhe si ajo e Pallatit të Kongreseve, që Adrola të hapte gojën dhe magjia të prishej.

Ndjekësit kanë vërshuar me komente kritikuese, duke i sugjeruar që të qëndrojë më mirë në terrenin e modës, pasi prezantimi nuk bën për të.

Nëna e një djali pas divorcit nga bashkëshorti është ktritikuar edhe për veshjet skenike, ndërkohë që komentuesit janë shprehur se kishte mundësi për më mirë, në mënyrë që të nxirrte më bukur në pah linjat e modeles./ Panoramaplus

ImageImageImageImage

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco