Astrologja Meri Gjini: Nuk ka më tërmete, në datë 25 kemi fenomenin e rrallë e të bukur

Astrologja Meri Gjini: Nuk ka më tërmete, në datë 25 kemi fenomenin e rrallë e të bukur

14:54, 04/12/2019
A+ Aa A-

E ftuar mëngjesin e sotëm në "Rreze Dielli", astrologia Meri Gjini u shpreh me bindje se nuk do të ketë më tërmete dhe i bëri thirrje njerëzve të heqin aplikacionet që njoftojnë kur ra tërmet.

Madje astrologia tregoi se në fund të dhjetorit do ndodhë një fenomen i rrallë.

 "Për çështje tërmetesh jam e sigurt dhe e them me bindje që nuk ka më shanse që të kemi tërmete. Këtë e di dhe e them me bindje. Pavarësisht se njerëzit thotë hë e pe, ra përsëri tërmet, por hiqini ato aplikacione! Ato nuk janë tërmete, janë lëkundje, gjëra normale post tërmetit. Kështu që hiqini ato aplikacione sepse po shtoni fobinë dhe do ju shkaktojë emocione negative. Në datë 25 do ketë një eklips shumë të bukur, eklips Dielli, i pesti për këtë vit, që është një fenomen shumë i rrallë. Do të ndodhë në datë 25, në të gdhirë të datës 26. Dhe një tjetër lajm i bukur hyrjen e planetit të fatit”, u shpreh Meri Gjini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco