S’janë aq të fortë sa duken, ja VIP-at që u përlotën në ekran për jetët e humbura nga goditjet e tërmetit

S’janë aq të fortë sa duken, ja VIP-at që u përlotën në ekran për jetët e humbura nga goditjet e tërmetit

18:19, 30/11/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i frikshëm i 26 nëntorit la pas 51 të vrarë dhe mbi 900 të plagosur. Por dhimbja e madhe për këtë fatkeqësi ka përlotur edhe personazhet e njohur të ekranit. Lotët nuk i ka mbajtur dot në transmetim live, as moderotja e njohur e “Tempora” në “Ora News”, Sonila Meço. Gjatë një transmetimi maratonë ku televizioni ku punon transmetoi gjithçka rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit 2019, Sonila u përlot. Ndërsa në studio po lexonte emrat e viktimave, Sonila Meço shpërtheu në lot.

Image

Klodiana Lala, gazetarja e palodhur e “News 24”, ka raportuar menjeherë pas tërmetit, në pallatin 6-katësh, i cili u shkatërrua i tëri. Edhe pse me shumë eksperiencë, Klodi, në një moment të caktuar, nuk i mbajti lotët në transmetim.

Image

Po ashtu, moderatorja e emisionit “Historia ime”, Mirela Milori u përlotur teksa një nga zjarrfikësit tregoi në studio sesi i ka gjetur viktimat nën rrënoja. Ndërkohë, zjarrfikësi Arben Cara tregoi se mes viktimave kanë qenë edhe të afërmit e tij.

Image

“Pas shumë orë kërkimesh arritëm të gjenim trupat e familjes sonë Cara dhe pamë që ata ishin munduar të dilnin nga hyrja e pallatit dhe vajzën 18-vjeçare e kemi gjetur të përqafuar, fëmijën e kishte vënë nën vete për ta mbrojtur. Çfarë të shikoje, janë skena shumë të rënda”, S’janë aq të fortë sa duken, ja VIP-at që u përlotën në ekran për jetët e humbura nga goditjet e tërmetit tregoi Arben Cara dhe pas këtij rrëfimi Mirela u përlot.

Ndërkohë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj së bashku me burrin e saj, Bes Kallakun, kanë dalë për t’i mbështetur të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. “Në prani të dhimbjes me familjet e prekura nga tërmeti. Secili sipas mundësisë t’i gjendet pranë kujt mundet e si të mundet”, ka shkruar Xhensila, e cila është përlotur ndërsa takohet me disa prej familjarëve./PANORAMAPLUS

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco