Gjest për t’u vlerësuar. Sinan Hoxha tregon donacionin e rëndësishëm nga Shefqet Kastrati: Nuk është hera e parë që…

Gjest për t’u vlerësuar. Sinan Hoxha tregon donacionin e rëndësishëm nga Shefqet Kastrati: Nuk është hera e parë që…

21:24, 28/11/2019
A+ Aa A-

Pasojat fatale të tërmetit të parë të ndodhur mëngjesin e ditës së hënë kanë bërë që shumë personazhe të njohur, biznesmenë, por jo vetëm të japin kontributin e tyre në ndihmë të të gjithë njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi. I fundit që ka vendosur të dhurojë një shumë prej 1.5 milionë lekësh ka qenë Shefqet Kastrati, pronari i firmës së njohur ‘Kastrati’.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe këngëtari i njohur i ‘showbiz-it’ shqiptar, Sinan Hoxha, i cili ndër të tjera ka theksuar se zoti Shefqet i ka ndihmuar përherë njerëzit.

“Nuk është hera e parë për këtë zotëri që bën këtë gjest, për të gjithë ata që e njohin nga afër familjen Kastrati, zoti Shefqet Kastrati ka ndihmuar me qindra familje dhe ka kontribuar në shumë situata”, ka shkruar Hoxha krah postimit të tij në ‘Instastory’.

Kujtojmë se ditën e djeshme në vendin tonë u shpall gjendja e jashtëzakonshme, duke treguar për të gjithë në këtë mënyrë situatën delikate në të cilën ajo ndodhet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco