Elvana e tronditur: Nuk festohet në kohë të tilla

Elvana e tronditur: Nuk festohet në kohë të tilla

20:25, 28/11/2019
A+ Aa A-

Elvana ka anuluar koncertet për festat e Nëntorit Këngëtarja, përmes një postimi ka njoftuar se ka anuluar koncertet e 28 dhe 30 nëntorit, pasi që sipas saj nuk është koha të festohet.

“Ne kohe te tilla, është e pamundur te festohet, ndaj me keqardhje ju njoftojmë se eventet e datave 28 dhe 30 nëntor Ne Bruxelles dhe Hanover, nuk do te mund te zhvillohen”, ka shkruar Elvana në Instagram.

Këtë vit dita e Flamurit shqiptarët i gjeti në zi, shkaku i tërmeteve në Shqipëri që ndodhën para dy ditëve, si pasojë e së cilëve vdiqën dhjetëra persona, ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

28 Nëntori që njihet edhe si Dita e flamurit është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë.

Dita e Flamurit është festa që bashkon shqiptarët kudo në botë. Është datë e veçantë edhe për arsye se është edhe datëlindja e heroit, Adem Jasharit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco