93 vitet e jetës së mbretëreshës Elisabeth në FOTO, ja si ka ndryshuar ndër vite

93 vitet e jetës së mbretëreshës Elisabeth në FOTO, ja si ka ndryshuar ndër vite

08:44, 21/11/2019
A+ Aa A-

Elizabeth Alexandra Mary e Jorkut lindi më 21 prill 1926 në Mejfewr të Londrës.

Familja e thërriste në dashuri Lilibet, siç e thërriste ajo veten kur ishte e vogël, pasi nuk e shqiptonte dot emrin e vet.

Elizabeta ishte fëmija më i madh i Princit Albert dhe Dukeshës së Jorkut, dhe e fundit në vargun e fëmijëve të familjes mbretërore britanike që arsimohej në shtëpi.

Kur lindi, ajo ishte e treta në radhë për fronin, pas xhaxhait të saj Princit Eduard dhe babait të saj Dukës së Jorkut, Albert, prandaj nuk pritej që ajo të hipte një ditë në fron. Por historia kishte plane të tjera për Elizabetën.

Në dhjetor 1936, princi trashëgimtar i fronit, xhaxhai i saj Eduard, deklaroi se hiqte dorë nga froni për t’u martuar me gruan që dashuronte, një amerikane të divorcuar që në bazë të rregullave të trashëgimisë mbretërore ishte e papranueshme si bashkëshorte për një mbret të ardhshëm.

Babai i Elizabetës u bë Mbreti George VI, ndërsa Elizabeta automatikisht pretendentja e parë në radhën e trashëgimisë.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, Princ Philip, kanë katër fëmijë: Princi Charles dhe Princesha Anne, të cilët kanë lindur para se Elizabeta të bëhej mbretëreshë, dhe Princi Andrew e Prince Edward.

Së fundmi, “HarpersBazaar” ka publikuar disa foto të rralla të 93-vjeçares. Nga fotot kur ajo ka qenë e vogël e deri te pamjet intime me familjen e saj.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco