‘A e do gruan e virgjër’, ja si përgjigjet këngëtari i njohur

‘A e do gruan e virgjër’, ja si përgjigjet këngëtari i njohur

15:11, 17/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, Klajdi Haruni, ka dhënë së fundmi një intervistë të shkurtër ku ka treguar detaje nga karriera, familja dhe jeta e tij private.

Në 60 sekonda e cila është edhe një rubrikë e njohur në emisionin ‘Prive’ ai u është përgjigjur pyetjeve të shumta, midis tyre edhe “nëse e donte gruan e virgjër apo jo?”.

Klajdi dha një përgjigje mjaft romantike:

“E dua gruan ta dua. Nuk mendoj se ndikon virgjëria”.

Këngëtari është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por para pak ditësh la të kuptohej se zemra e tij ishte e zënë.

Klajdi tregoi gjithashtu se idhulli i tij më i madh në jetë është babai i tij dhe se i vjen keq që sa vjen e më shumë po zvogëlohet koha të cilën ai vetë dëshiron ta kalojë në familje dhe t’i dedikohet prindërve të tij për shkak edhe të angazhimeve të shumta në fushën e muzikës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco