Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Një sërë emra artistësh në inagurimin e stadiumit, zbulohen këngët që do performojnë

Një sërë emra artistësh në inagurimin e stadiumit, zbulohen këngët që do performojnë

18:06, 16/11/2019
A+ Aa A-

Në ceremoninë e përurimit të stadiumit të ri kombëtar, do jenë një sërë emrash të artistëve njohur, që do të përformojnë të dielën.

Sipas burimeve, para ndeshjes Shqipëri-Francë, do ketë një spektakël, që do nisë me performancën e Era Istrefit, e cila do këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it Up”.

Gjithashtu në skenë do jetë edhe Flori Mumajesi por i vetëm, pasi do prezantojë një remix të këngës “Kuq e zi je ti”, pa Elvana Gjatën.

Koncerti do vazhdojë më pas me Aurela Gaçe, e cila do interpretojë këngën “Xhamadani vija vija”.

Më pas sa i takon himneve kombëtare, “Himni i Flamurit” do të këndohet nga Juliana Pasha, ndërsa “La Marseillaise” do këndohet nga Besa Kokëdhima.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco