Konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti, por a është ky ish-deputeti që i ka 'vjedhur' zemrën Rudinës?

Konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti, por a është ky ish-deputeti që i ka 'vjedhur' zemrën Rudinës?

08:26, 16/11/2019

Rudina Dembacaj pranoi për herë të parë se është drejt divorcit me bashkëshortin e saj Aleks, prej muajit qershor.

Pas shumë javëve të bujshme me zëra për ndarjen e tyre, ajo e konfirmoi më në fund e ftuar në “Wake Up”.

“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, është shprehur Rudina.

Por përveç thashethemeve për ndarjen, në media u përfol fillimisht se dikush tjetër i ka vjedhur zemrën Rudinës.

Ditën e djeshme  “Prive.al” shkruan se Rudina ka përmendur emrin e tij në inagurimin e bar-it të saj.

“Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë”, janë fjalët e moderatores, që sipas “Prive.al”, i drejtohen ish-deputetit Mark Frroku.

Ish-deputeti Frroku është baba i dy fëmijëve për të cilët kujdeset i vetëm, pasi vitin e kaluar bashkëshortja e tij ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco