FOTO/ ‘Omer’ befason me pamjen e re

FOTO/ ‘Omer’ befason me pamjen e re

15:33, 14/11/2019
A+ Aa A-

Aktorët e njohur turq Engin Akyurek dhe Neslihan Atagul së fundmi janë duke punuar për një film të ri dhe ndryshimi që kanë bërë në pamje na ka habitur të gjithëve.

Më tepër ndryshim i është dashur të bëjë Enginit, i cili tani nuk ka më kaçurrelat e tij të famshme.

Image

Aktori është detyruar që t’i presë pasi regjisorët i kanë kërkuar që për rolin e ri ai të bëjë një ndryshim drastik në pamje.

Neslihan dhe Engin do të jenë personazhet kryesorë të filmit dhe historia e tyre do të trajtohet që nga fëmijëria.

Prandaj, ‘Omer’ është pa mjekër, me disa kile më pak dhe me flokë të shkurtër.

Filmi i tyre mban titullin “Vajza e Sefitir” dhe data e publikimit nuk është bërë ende publike.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lomi 14/11/2019 15:57

Qe nje agjensi e vetequajtur serioze; te merret kaq shume me nje serial turk, te ben te mendosh gjera jo aq te pranueshme per nje agjensi lajmesh e opinionesh politike! Shqiperia per fat te keq ka aq shume halle per te qare, sa duket krejt e pavend te flitet perditeshem per look-et e aktoreve dhe jeten e tyre private! Kesaj mund ti thuash me plot gojen; Stambolli digjet e k..... krihet! ( me kene se jemi ne turki)

Shto koment

Denonco