VIDEO/ Mamaja e përkëdhel Rita Orën dhe për më tepër në shqip

VIDEO/ Mamaja e përkëdhel Rita Orën dhe për më tepër në shqip

10:01, 14/11/2019

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora ishte e pranishme së bashkë me të ëmën e saj Vera Ora në eventin e   50-vjetorit të organizatës së njohur bamirëse “Centrepoint” në Londër, ku do të performojë për bamirësi.

Mamaja e ka shoqëruar Ritën gjatë përgatitjes në dhomën e grimit, duke e filmuar teksa ajo rregullohej për të dalë në skenë.

Ndërkohë që filmonte videon, Vera dëgjohet ta përkëdhelë në shqip të bijën duke e quajtur ‘Nanush’, ndërsa vetë Rita zbuloi edhe një tjetër nofkë.

Ajo ripostoi videon e së ëmës në InstaStory, ndërsa krahas saj ka shkruar “Nanush, rrush”, duke zbuluar edhe një tjetër fjalë shqipe që e përdorin për të përkëdhelur njëra-tjetrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco