FOTO/ Kaltrina Selimi prek të gjithë me statusin dedikuar nënës së saj të ndjerë

FOTO/ Kaltrina Selimi prek të gjithë me statusin dedikuar nënës së saj të ndjerë

09:01, 14/11/2019
A+ Aa A-

Tre ditë më parë këngëtarja e njohur shqiptare Kaltrina Selimi humbi njeriun më të shtrenjtë, nënën e saj.

Ishte vetë këngëtarja që dha lajmin e hidhur për të gjithë ndjekësit e saj.

‘Miq te dashur! Me dhimbje të thellë ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë ndërroj jetë’ shkroi këngëtarja në postimin e saj.

Dhe ditën e sotme ajo publikoi sërish një status të gjatë ku falenderonte të gjithë miqtë që ju gjetën pranë në këto ditë të vështirë si dhe mallin që do të ketë për nënën e saj.

“Përshëndetje familjarë, miq, kolegë dhe ju dashamirës. Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa na lehtësuat dhimbjen tonë me kujdesin që treguat ndaj nesh. Andaj, unë dhe familjarët e mi të ngushtë, duam t’ju falenderojmë përzemërsisht për mbështetjen që na keni dhënë pikërisht në këto ditë kur ne patëm nevojë më shumë se kurrë për ju. Zoti ju shpërbleftë me të mirat e tij. Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë shëndet. E ty nëna ime, i lehtë qoftë dheu, uroj që shpirti yt të prehet në paqe. Unë kisha akoma nevojë për kujdesin tënd, prandaj uroj të jesh engjëlli im mbrojtës gjithë jetën. Të kujton me mall familja Selimi dhe Nasufi.”- shkruan këngëtarja në postim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco