E ofenduan në koncert, reagimi ironik i Drake

E ofenduan në koncert, reagimi ironik i Drake

23:49, 13/11/2019
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Drake u përball me një incident aspak të këndshëm. Ai u fut në skenë si i ftuari special i mbrëmjes, gjatë festivalit muzikor të “Camp Flog Gnaw”, por fansat shpërthyen në ofendime kundrejt tij.

Ata i kërkuan reperit të largohej pasi surpriza nuk u pëlqeu aspak megjithatë dëgjuan deri në fund performancën e tij.

Drake, u mundua ta kalonte me sportivitet megjithatë nuk e mbajti veten dhe ka reaguar me ironi.

“Kam lidhur një kontratë me përfaqësuesit e “Camp Flog Gnaw” dhe do të këndoj aty çdo vit për 10 vitet e ardhshme derisa ju të bëheni 30-vjeç, më vjen keq” shkruan reperi në Instagram për situatën e sikletshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco