Motra e Rina Balajt tregon se çfarë po ndodh me reperen

Motra e Rina Balajt tregon se çfarë po ndodh me reperen

12:44, 12/11/2019
A+ Aa A-

Pak kohë më parë, Rina Balaj, mbylli rrjetet e saj sociale, duke i befasuar të gjithë ndjekësit e saj.

Më vonë profili i saj u rihap, por këtë herë në emër të “OnRecords”, kompania që kishte nën menaxhim reperen.

Ata u shprehën se Rina kishte vendosur të largohej nga muzika dhe rrjetet e saj sociale i përkisnin atyre.

Së fundmi, ka qenë motra e Rinës, Rudina, e cila ka reaguar me anë të një ‘Instastory’.

“Kur Rina të ketë Instagramin e vetë do ju informoj vetë, këto të tjerat që po hapen nuk është Rina asnjëra”, shkruan ajo, duke ju referuar profileve të shumtë që po hapen në emër të motrës së saj. Më herët, Rudina ka zbuluar se Rina nuk është larguar nga muzika, por thjesht ka marrë një pushim.

Tashmë të gjithë presin rikthimin e saj, për të zbuluar më shumë se çfarë ka ndodhur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco