HOROSKOPI/ Bëhuni gati për ditë të errëta që do t'ju trondisin, ç'do të ndodhë me shenjat gjatë eklipsit të Mërkurit

HOROSKOPI/ Bëhuni gati për ditë të errëta që do t'ju trondisin, ç'do të ndodhë me shenjat gjatë eklipsit të Mërkurit

22:08, 10/11/2019
A+ Aa A-

Duke filluar nga mbrëmja e sotme, jeta e të gjitha shenjave të horoskopit do të ndryshojë falë ndikimit të eklipsit të Mërkurit. Ndodh shumë rrallë që ky planet të vendoset mes Tokës dhe Diellit, por kur ndodh bëni mirë të përgatiteni për një miks energjish negative dhe të errëta.

Dashi: Dashi është një nga shenjat më të forta të zodiakut, por ndonjëherë duhet të shtrini këmbët sa keni jorganin. E dimë që kjo gjë do t’ju lëndojë krenarinë, por është më mirë të hiqni dorë nga disa plane që i mendoni prej kohësh, por që s’do të realizohen kurrë.

Demi: Të lindurit në këtë shenjë duhet të bëjnë shumë kujdes me atë që thonë, pasi janë të rrethuar nga njerëz dashakeq që do të keqpërdorin çdo fjalë tuajën. Merrni pak kohë për veten dhe qëndroni sa më larg njerëzve toksikë.

Bunjakët: Binjakët janë të vetmit që do të dalin pa lagur nga ky moment i errët që shënon eklipsi i Mërkurit. Ky është çasti i duhur për të menduar për ndonjë mundësi të re pune ose që të kërkoni rritje page.

Gaforrja: Gaforrja duhet të heqë dorë nga dramat e saj. Nuk zgjidhni asgjë duke qarë me ngashërim e duke ‘’torturuar’’ vetën me pse. Nuk është aspak e lehtë të pranoni largimin e një personi të dashur pasi trembeni vetmisë, por këtë gjë e keni në dorë veç ju e askush tjetër.

Luani: Të lindurit në shenjën e Luanit nuk po kalojnë aspak një moment të qetë, përkundrazi po ndodhin aq shumë ndryshime në jetën e tyre sa nuk arrijnë dot të mbledhin veten. Mos e humbni toruan, por përballuni me frikën, dështimet dhe problemet tuaja.  Ju duhet pak kohë për të qartësuar dyshimet dhe vënë jetën në vijë.

Virgjëresha: Virgjëresha dëshiron të ketë çdo gjë në kontroll, por për fat të keq kjo nuk vlen për komunikimin tuaj. Jo vetëm që nuk arrini t’i bindni të tjerët t’ju dëgjojnë, por i fusni në një oazë frike dhe paqartësie sa herë ju kanë përballë. Bëni mirë të ndryshoni para se dikush të marrë hak apo të mbeteni vetëm.

Peshorja: Ndonëse Peshores i pëlqen të ketë gjithmonë harmoni në jetën e saj, kur bëhet fjalë për sfidat dëshiron të dalë gjithmonë fitimtare. Megjithatë ndonjëherë duhet të jeni të sinqertë me veten tuaj për të kuptuar se sa larg mund të shkoni dhe ku. Është më mirë të ndaleni, të ngadalësoni.

Akrepi: Eklipsi do të ndodhë pikërisht në shenjën tuaj, kështu që nuk i shpëtoni ndikimit të Mërkurit në jetën tuaj. Planeti i komunikimit do të sjellë një lumë dyshimesh e paqartësish në jetën tuaj. Me pak fjalë nuk duhet të kesh shumë besim te idetë e momentit.

Shigjetari: ata që duan do të bëjnë gjithçka në fshehtësi, duke menduar se nuk do të shihen nga ju, por kanë gabim. Në realitet nuk ka asgjë për t'u shqetësuar shumë, le ta bëjë atë dhe le ta besojë se nuk e di se çfarë po bën.

Bricjapi: mënyra juaj e komunikimit me të tjerët jo gjithmonë ju funksionon ose ju kënaq, dhe ju dëshironi të kuptoni më mirë pse. Mundohuni ta bëni atë sot, ndërsa Mërkuri tregon veten dhe përfshihet.

Ujori: eklipsi kalon nëpër shtëpinë tuaj, atë të së ardhmes, të karrierës. Kjo është arsyeja pse fenomeni do t'ju tregojë se çfarë ndoshta nuk funksionon ose çfarë ju mungon të shkoni atje ku dëshironi, ku dëshironi të jeni.

Peshqit: Mërkuri ju tregon për ata që doni, ata që janë më shpesh pranë jush. Dhe do ta vini re më mirë. /Living

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco