Postimi befasues për Kejvinën?! Einxhel Shkira kërcënon dhe ofendon gazetarët

Postimi befasues për Kejvinën?! Einxhel Shkira kërcënon dhe ofendon gazetarët

19:31, 08/11/2019
A+ Aa A-

Moderatorja Eixhel Shkira ka reaguar e zemëruar ndaj lajmeve ku pretendohet se i është hakërryer përmes një postimi modeles Kejvina Kthella, me të cilën është konfliktuar pak ditë më parë në zonën e Liqenit të Thatë.

Teksa Kejvina po merrej dje në pyetje për Redjan Rrajën, i arrestuar si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Einxheli bëri një postim në “Instagram” ku shkruante në anglisht “rrugëtim të mbarë k*rvë”. Portalet e morën për të mirëqenë se i drejtohej Kejvinës. Mirëpo, Einxhel e mohon. Po përmes një postimi, moderatorja kërkon që të mos i përmendet më emri, duke mos i kursyer ofendimet.

“Gazetarë idiotë dhe të paaftë, boll bëtë lajme idiote me tituj idiotë dhe boll përmendët emrin tim vend e pa vend! Se do ju gjej emrin e të gjithëve një e nga një dhe do shpik lajme e tituj për secilin nga ju dhe mamatë tuaja, mbase kështu do e kuptoni si do ndjeheni ju dhe familja juaj nga titujt që ju bëni për ca klikime të qelbura, prandaj boll shpikët për gjera që s’kanë ndodhur”-shkruan Einxhel Shkira.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco