Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Më në fund  Keanu Reeves prezanton të dashurën

FOTO/ Më në fund Keanu Reeves prezanton të dashurën

09:34, 05/11/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur dhe i pëlqyer sidomos nga vajzat Keanu Reeves kishte vite që nuk prezantonte asnjë lidhje serioze dhe kurrë nuk është treguar i dhënë pas dikujt në tapetin e kuq.  

Por kjo ndryshoi këtë fundjavë kur Keanu Reeves mbërriti dorë për dore me Alexandra Grant në LACMA Art + Film Gala i prezantuar nga Guçi në Los Angeles.

Aktori, 55 vjeç, dhe artistja, 46 vjeç, nuk ia lëshuan dorën njëri-tjetrin pasi shkëmbyen shikime të dashura dhe pozuan për dhjetëra foto para shtypit ndërkombëtar, duke dëshmuar se nuk kishin asgjë për të fshehur.

Keanu dukej krenar që kishte përkrah gruan që i ka rrëmbyer zemrën.

Aktori i njohur i “Matrix” kishte veshur një kostum të zi, këmishë të zezë dhe kravatë të zezë me këpucë sportive.

Ndërsa partnerja e tij dukej elegante me një fustan blu edhe pse pak e madhe për moshën që ka.

Keanu bashkëpunoi me Alexandra-n për librat “Ode To Lappiness” dhe “Shadows”.

Ndërsa Alexandra siguroi artin vizual për vëllimet – i pari i botuar në 2011 dhe pesë vitet e ardhshme më vonë – Keanu shkroi poezi.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco