VIDEO/ ‘Osmani’ e nis si ‘Ertugrul’, trailerat e këtij seriali thyejnë rekordin e shikueshmërisë

VIDEO/ ‘Osmani’ e nis si ‘Ertugrul’, trailerat e këtij seriali thyejnë rekordin e shikueshmërisë

13:14, 04/11/2019
A+ Aa A-

 “Ertugrul” e nisi dhe e mbylli me rekorde transmetimin e tij për 5 sezone në Turqi dhe në shumë vende të botës.

Me të njëjtin hap pritet të nisë edhe seriali që do ta pasojë atë, “Osman”, i cili është djali i Ertugrul dhe njeri që ka themeluar Perandorinë Osmane.

Teksa transmetimi i episodit të parë pritet të nisë së shpejti, 2 trailerat e këtij seriali kanë thyer rekorde shikueshmërie në rrjetet sociale.

Sipas të përditshmes turke “Sabah”, traileri i parë i “Osman” është parë mbi 20 milionë herë në Twitter, Instagram, Facebook dhe YouTube, ndërsa i dyti mbi 35 milionë herë.

Seriali do të transmetohet në ekranin e “ATV” në Turqi, ndërsa për publikun shqiptar do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco