Anxhela Peristeri flet për herë të parë për partnerin: ‘Është një njeri i thjeshtë’

Anxhela Peristeri flet për herë të parë për partnerin: ‘Është një njeri i thjeshtë’

08:18, 03/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin "Shiko kush luan" me moderatore Luana Vjollcën.

Anxhela u vu përballë Young Zerkës dhe dyshja treguan të pathëna mbi jetët e tyre private.

Një ndër pyetjet drejtuar Anxhelës ishte:

"Më mirë të jesh i lidhur me një personazh të njohur apo person të thjeshtë që nuk do të bëhet publik?"

Anxhela u përgjigj se më mirë është të jesh e lidhur me një person të thjeshtë. Pyetja tjetër ishte:

"Ju të dy cilin nga variantet keni?" dhe Anxhela u përgjigj "Të thjeshtin", duke treguar kështu se është në një lidhje.

Nga përgjigja e saj duket se arsyeja pse ajo nuk e bën publike lidhjen, është fakti se i dashuri i saj është një njeri i thjeshtë i cili nuk dëshiron të qëndrojë nën vëmendjen e mediave.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco