Çiljeta flet për martesën me Alban Hoxhën: Do bëj lekë njëherë

Çiljeta flet për martesën me Alban Hoxhën: Do bëj lekë njëherë

23:36, 20/10/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga gjendet prej shumë kohësh në një lidhje me futbollistin Alban Hoxha. E megjithatë, duket se në planet e saj të afërta nuk ndodhet aspak kurorëzimi i dashurisë në martesë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Çiljeta u pyet nga një grua në publik nëse do të bënte së shpejti një dasmë apo jo. E sikletosur, këngëtarja u përgjigj se momentalisht ka plane të tjera për të realizuar. “Nja një vit apo dy do bëj lekë njëherë, më pas do të martohem”-tha Çiljeta.

Risjellim në vëmendje se këngëtarja vetëm para pak kohësh ka lënë të kuptohet se ndodhet në një stad serioz me portierin e Partizanit, duke publikuar me motrat e tij video në “Instagram”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco