Grimieri shqiptar e tregon hapur: ‘Jam gay e madje do bëhem edhe me fëmijë’

Grimieri shqiptar e tregon hapur: ‘Jam gay e madje do bëhem edhe me fëmijë’

09:25, 20/10/2019
A+ Aa A-

Dario Doka është grimieri dhe modeli shqiptar i cili së fundmi përmes një video e publikuar në YouTube , shfaq haptazi orientimin e tij seksual, dhe një gjë e tillë ka bërë jo pak bujë në mediat rozë.

“Jam gay”, shprehej i riu në videon e publikuar në kanalin e tij në YouTube.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku foli për karrierën e tij si grimier dhe për homoseksualitetin e tij.

Ai tregoi se i pëlqejnë meshkujt dhe u shpreh i vendosur se do të bëhet me fëmijë.

Dario u shpreh:

”Unë jam mashkull dhe më pëlqejnë meshkujt. S’mund të ndryshoj! Askush nuk mund të vendosë nëse duhet të kem a jo, vetëm Zoti e vendos këtë. Fakti që jam gay nuk të bën të mos kesh fëmijë. Do bëhem me fëmijë dhe pikë!”

Veç kësaj, grimieri tregoi në emision se është mbështetur nga nëna e tij, e cila i ka qëndruar mjaft pranë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco