Parashikimi i yjeve/ Si do të jetë e shtuna për të lindur e çdo shenje

Parashikimi i yjeve/ Si do të jetë e shtuna për të lindur e çdo shenje

23:42, 18/10/2019
A+ Aa A-

E shtunë, 19 tetor 2019

DASHI

Energjia e sotme është jashtëzakonisht e ulët, gjë që ju bën të mos jeni shumë produktivë. E vetmja që duhet të bëni është ti jepni rëndësi punëve që duhen përfunduar patjetër sot. Cdo gjë tjetër duhet të presë sa të ndiheni energjikë për tu marrë me to.

DEMI

Udhëtimet që i keni planifikuar prej kohësh mund të ndryshojnë për shkak të problemeve mekanike apo trafikut. Ndoshta s'ju punon makina ose është shtyrë fluturimi prej motit. Kështu që do ju duhet të shkoni në destinacion më vonë. Duhet të kini durim. Nëse do shkoni në aeroport, sigurohuni të merrni një libër me vete. Nëse po udhëtoni me makinë, duhet patjetër të keni muzikë të mirë që të jeni të qetë.

BINJAKËT

Mos merr asgjë për të mirëqenë sot. Ka një lloj keqkuptimi dhe mungesë informacioni, prandaj shmangni thashethemet. Kjo është më e thjeshtë për tu thënë sesa për tu bërë pasi do të jeni pjesë e shumë aktiviteteve sociale. Mjafton të jeni të qeshur dhe të mos bisedoni shumë me të tjerët.

GAFORRJA

Ditën e sotme do e kaloni me miqtë e afërt ose familjen. Nuk ka rëndësi nëse shkoni ju tek ata apo ata ju vizitojnë në shtëpi. Pjesa më e bukur është se do kaloni një mbrëmje të këndshme. Kjo është gjithcka ju duhet pas një dite të gjatë dhe të lodhshme.

LUANI

Sot ndoshta nuk keni energjinë e ditëve të tjera, prandaj më mirë qëndroni në shtëpi dhe lexoni dicka. Nuk është ajo që pëlqeni më shumë të bëni, por është e vetmja që nuk kërkon shumë energji. Ndoshta duhet të shkruani dicka dhe për këtë keni talent. Bëni mirë ta vini në punë sot.

VIRGJERESHA

Ju mund të ndiheni të zemëruar dhe të vetmuar sot. Gjithcka doni është të kaloni një mbrëmje të qetë me partnerin/ partneren, por nuk e gjeni askund. Mund të jetë i/e zënë me punë ose në ndonjë fluturim, prandaj mos u shqetësoni. Sapo të takoheni, do ndjeni sa të dashuruar dhe sa shumë kimi ka mes jush.

PESHORJA

Juve ju duket sikur po ju mbyllen të gjitha dyert. Mos e lejoni veten të keni këtë mendim dhe të humbisni motivimin. Bëni mirë të bëni pak pushim ose të dilni e të ecni nëpër qytet. Edhe nëse shkoni në një vend për të kërcyer, do të kënaqeni pafund.

AKREPI

Sot do ju duket një ditë e cuditshme, aq sa do e keni të vështirë të përqendroheni. Kjo nuk jeni ju. Zakonisht jeni person praktik që mësoni shpejt. Për ditën e sotme, fajësoni yjet dhe mos u shqetësoni. Sensi juaj i zakonshëm për të bërë punët mirë dhe shpejt do kthehet nesër.

SHIGJETARI

Ju dhe partneri/partnerja juaj do e keni të vështirë të takoheni sot. Të dy jeni të zënë me punët tuaja. Pavarësisht këtyre, mundohuni të gjeni kohë për njëri-tjetrin në dark. Nëse e arrini, do të përjetoni një mbrëmje pasionante.

BRICJAPI

Ju keni një shpirt bujar, por mund të jeni të shqetësuar për këtë. Nëse i keni blerë dikujt një dhuratë të madhe, duhet të jeni të bindur se e keni "tepruar". Por nuk mund ta ktheni tashmë. E mira është që të mos shqetësoheni se kushdo që është personi, do jua kthejë me të njëjtën monedhë.

UJORI

Jeni gjithmonë praktikë kur vjen puna tek paratë, por ndonjëherë ju shkaktojnë shumë stres. Ju doni ti tregoni të dashurit tuaj sa shumë rëndësi ka për ju, por nuk është e nevojshme të shpenzoni para për këtë. Një gjë e vogël dhe me vlerë është më e bukur se një makinë luksoze.

PESHQIT

Ju ndiheni të tërhequr në dy drejtime sot. Jeni në një pikë të lartë në karrierën tuaj dhe nuk doni të humbisni momentin. Në të njëjtën kohë, dëshironi të kaloni kohë shtesë me të dashurit tuaj. Sikur të mund të ishit në dy vende njëherësh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco