Dyshja e njohur e telenovelave spanjolle, kundër martesës

Dyshja e njohur e telenovelave spanjolle, kundër martesës

23:22, 18/10/2019

Dyshja e njohur e telenovelave spanjolle, Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer janë të lidhur prej shumë vitesh. Megjithatë, ata duket se nuk kanë ndërmend ta kurorëzojnë dashurinë në martesë. Në një intervistë për “People”, Rulli u shpreh se për të gjëja më e rëndësishme është kultivimi i vazhdueshëm i dashurisë.

“Jam i sigurt se lumturia nuk varet nga firmosja e një dokumenti. E kemi diskutuar këtë subjekt gjithmonë së bashku. Ndjej që dashuria duhet kultivuar çdo ditë dhe se nuk ka asgjë që e kompromenton atë më shumë se sa fjala dhe vetë akti. Martesa nuk më emocionon aspak. Nuk besoj në kompromiset martesore. Unë besoj në dashuri” -tha Sebastian Rulli.

Rulli dhe Boyer e bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2014, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. Teleshikuesit shqiptarë janë hasur fillimisht me to në telenovelën “Teresa”, ku trajtohej jeta e një vajze të re dhe ambicioze, e cila ishte e gatshme të sakrifikonte gjithçka për pasuri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco