Tefta rrëfen mes dhimbjes dhe mallit si ishte dita e fundit me Françesk Radin

Tefta rrëfen mes dhimbjes dhe mallit si ishte dita e fundit me Françesk Radin

09:14, 17/10/2019
A+ Aa A-

Këtë të mërkurë e ftuar nga Jonida Shehu në emisionin ‘Soiree’ ishte Tefta Radi bashkëshortja e artistit të madh Françesk Radi.

Tefta është shfaqur në ekran për hir të të shoqit dhe ka treguar historitë e ndara me të dhe  mallin që i ka lënë ikja e tij.

Në rrëfim e sipër ajo ka folur dhe për ditën e saj të fundit me Frankon.

‘Dita e fundit me Frankon ishte si një nga ditët  tona të  zakonshme, mjaft e lumtur. Ishte e diel më kishte ardhë vëllai nga Australia, ishin në Petrelë në një zonë të bukur bashkë me miqtë tanë. Ishte një ditë plot humor dhe batuta sepse një nga të veçantat ishte humori i tij, buzëqeshja e tij e ëmbël dhe humori me batuta të bënte të flakej çdo lloj nervozizmi. Ishte një ditë e zakonshme sepse të gjitha ditët tonë ishin të bukura. U kthyem në shtëpi rreth orës 6. Pas gjysëm ore pushimi i fut në studion e tij. U ul për të punuar.

'Ishte duke punuar 5-6 këngë para se të largoheshim për në Australi për një recital me tenorin Kastriot Tusha. Ishin këngë të zgjedhura, këngë të bukura napolitane për ti pasur si kujtim mes miq. Kishim dy ditë që kishim filluar provat. Ndodhi ajo çudia që ndodhi. Punoi 2 orë e gjysëm. Nga ora 9 u ulëm për të parë një koncert në Rai në Arena di Verona, bëhej me gratë artiste italiane me Loredana Berte etj dhe të gjithë fondet do t’ju kalonin grave të dhunuara. Ishte koncert brilant. Dhe rreth orës 12-12:30 sa mbaroi koncerti ramë për të fjetur dhe Franko ra në një gjumë për të mos u ngrit më’ është shprehur Tefta mes dhimbjes dhe mallit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco