“Dashuria e jetës sime”/ Olsi Bylyku flet rreth planeve për martesë

“Dashuria e jetës sime”/ Olsi Bylyku flet rreth planeve për martesë

16:41, 16/10/2019
A+ Aa A-

Aktori i humorit Olsi Bylyku ka folur për të parën herë në një studio televizive për partneren e tij, Elgi Tako. Ai u shpreh mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” se në të ardhmen e afërt Elgita do të jetë edhe një bashkëpunëtore. Olsi u ndal gjithashtu tek martesa.

“Pas Këngës Magjike (ku konkurron me një projekt muzikor), klipet që do bëj do jenë me regji të Egit. Ajo ka talent edhe për tekste. Absolutisht, është dashuria e jetës sime, përderisa po flas për të…Martesa? Nuk dua të nxitohem, është diçka që do vijë ngadalë”-tha aktori i humorit.

Risjellim në vëmendje se çifti e bëri lidhjen e tyre publike pasi u fotografuan së bashku në kinema, në premierën e filmit komedi “Dy Gisht Mjaltë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco