‘Ç’do njeriu më shumë nga jeta?’, Sonila Meço na tregon si e kalon të dielën

‘Ç’do njeriu më shumë nga jeta?’, Sonila Meço na tregon si e kalon të dielën

15:44, 13/10/2019
A+ Aa A-

Moderatorja dhe gazetarja e njohur, Sonila Meço ka qenë dhe mbetet gjithmonë shumë e komentuar dhe preferuar në mediat sociale por jo vetëm. Ajo është një personazh i dashur televiziv e nuk ju mungon ekraneve tona tanimë prej vitesh.

Por Meço njihet edhe për postimet e vazhdueshme që bën nga jeta e saj private në rrjetet sociale ku edhe shfaq herë herë disa detaje shumë interesante për ndjekësit dhe dashamirët e saj.

Së fundmi ka bërë një postim në Instagram ku shfaqet në një foto së bashku me vajzën e saj Amaris duke na treguar kështu se e diela është një ditë dedikuar ekskluzivisht familjes së saj dhe në veçanti vajzës së saj.

 “Bukë e thekur me gjalpë të kripur, një rreze dielli tetori, shoqëri e mirë me tipa të lirë...ç’do njeriu më shumë nga jeta?!”, ka shkruar Sonila krahas fotos së postuar, ndërkohë që në dorë ka një fetë buke. Siç duket këto momente e plotësojnë moderatoren dhe ajo nuk do të donte asgjë më shumë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco