Serbët po kërkojnë që të dëbohet këngëtari maqedonas i cili bëri me duar shqiponjën në programin serb

Serbët po kërkojnë që të dëbohet këngëtari maqedonas i cili bëri me duar shqiponjën në programin serb

17:17, 11/10/2019
A+ Aa A-

Këngëtari maqedonas Daniel Kajmakoski ka provokuar të gjithë serbët, pasi gjatë xhirimit të një shfaqje argëtuese, të titulluar “Fytyra jote tingëllon e famshme” në Beograd, duke treguar simbolin e shqiponjës shqiptare me dy koka me duar duke pozuar për reporterët fotografikë.

Serbët nga ky gjest i tij ndjehen të zhgënjyer dhe të zemëruar me Kajmakoskin, pasi pikërisht në Serbi ai u bë i njohur, ku edhe fitoi versionin serb të shout ‘X Faktor’.

Mentori i tij atëherë ishte Zeljko Joksimovic, i cili gjithashtu regjistroi edhe një duet me të.

Duke treguar shqiponjën, të cilën disa e shohin si jo vetëm si simbol shqiptar, por edhe si simbol të “Shqipërisë së Madhe”, serbët besojnë se Kajmakoski është treguar mosmirënjohës. Disa po kërkojnë që ai të dëbohet dhe të mos lejohet më të hyjë në Serbi. Të tjerë thonë, se ai e bëri këtë për të marrë votat e audiencës shqiptare.

Nga shtëpia prodhuese “Emocion”, e cila edhe është prodhuese e spektaklit “Fytyra jote tingëllon e njohur”, thonë se ata nuk mendojnë se Kajmakoski tregoi shqiponjën dhe se nuk ka asgjë të diskutueshme në këtë gjest të tij. Ata theksojnë se shfaqjet e tyre janë argëtuese dhe nëse do të mendonin se gjesti i tillë do të ishte ndonjë simbol apo mesazh politik, ata do të reagonin menjëherë.

Kjo është domethënia e shqiponjës dykrenore në flamurin shqiptar

Edhe anëtarët e jurisë e mbrojnë Kajmakoski. Ata thonë se ai është një djalë super dhe me vetëdije nuk do të bënte një provokim të tillë.

Edhe Kajmakoski gjithashtu është i tronditur nga reagimet ndaj tij nga serbët. Siç shkruan Informer, ai thjesht i tregoi kamerës lyerjen e thonjve derisa po e maskonte veten si këngëtarja Taylor Swift.

“Unë i kërkoj falje gjithë Serbisë dhe banorëve të saj të cilën janë lënduar nga ky gjest i imi. Nuk ishte qëllimi im, unë rastësisht i kam bashkuar duart që dolën si simboli që tregonte se unë favorizoj ‘Shqipërinë e Madhe’, por unë e dua Serbinë, është vendi ku jam bërë i famshëm dhe kam shumë miq. Çdonjëri që më njeh e di se unë jam njeriu i fundit që e përkrah këtë projekt kriminal që rrezikon edhe Serbinë edhe Maqedoninë”, është përgjigjja e Kajmakoski.

Vlen të theksohet se Kajmakovski filloi karrierën nga produksioni JukeboxGroup ne Shkup, nga të cilët edhe udhëtoi për në X Faktorin serb ku edhe fitoi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco