VIDEO/ Vajza e Beyonces mahnit me zërin e saj

VIDEO/ Vajza e Beyonces mahnit me zërin e saj

21:42, 17/09/2019

Një muaj më parë Beyonce publikoi këngën më të re, “Brown Skin Girl” në bashkëpunim me Saint Jhn, WizKid dhe vajzën e saj 7-vjeçare Blue Ivy.

Kënga u mirëprit nga publiku dhe sigurisht që më së shumti vëmendjen e tërhoqi Blue. Por së fundmi ajo i ka mahnitur të gjithë duke treguar se është një talent i vërtetë në muzikë.

Mbrëmjen e djeshme në televizion është transmetuar dokumentari i Beyonce “Making the Gift”, i cili jep këngëtaren duke krijuar albumin e saj “The Lion King: The Gift”.

Në një skenë të dokumentarit shfaqet edhe Blue Ivy duke regjistruar në studio zërin për këngën “Brown Skin Girl”. 7-vjeçarja dëgjohet duke kënduar pa asnjë lloj muzike në sfond dhe provoi se zëri i saj natyral është po njësoj i bukur si në këngë.

Për më tepër të gjithë kanë vlerësuar faktin se vogëlushja e ka marrë të gjithë procesin për realizimin e këngës shumë seriozisht.

Blue Ivy ka treguar edhe në raste të tjera se është shumë e talentuar edhe në kërcim, ndaj është e sigurt se shumë shpejt ajo do të pushtojë skenat botërore njësoj si nëna dhe babai i saj.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco