FOTO/ Kendall Jenner bën ndryshim në look dhe duket si tjetër njeri

FOTO/ Kendall Jenner bën ndryshim në look dhe duket si tjetër njeri

09:11, 17/09/2019

Modelja e njohur Kendall Jenner është shumë e suksesshme në fushën e saj.

Po ashtu, bukuroshja e një prej familjeve më të pasura në botë, është shumë e komentuar në media dhe gjithmonë di si të tërheqë vëmendje.

Së fundmi, Kendall ka qenë pjesë e javës së modës në Londër ku i ka surprizuar të gjithë me ndryshimin e bërë.

Modelja 23-vjeçarja ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe është kthyer në bjonde.

Kendall ka sfliluar për markën e njohur ‘Burberry’, duke prezantuar koleksionin e ri të pranverës të vitit 2020, e veshur me një fund në ngjyrë të errët, këmishë dhe xhaketë të bardhë.

Me flokët bjonde, modelja duket si tjetër njeri dhe janë të shumtë ndjekësit që mezi kanë arritur ta njohin nga ndryshimi drastik, kur vetëm para një jave ajo  u shfaq me flokë në ngjyrë të errët në New York.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco