VIDEO-FOTO/ Audi 'jashtë rruge' një supermakinë me dronë në vend të dritave

VIDEO-FOTO/ Audi 'jashtë rruge' një supermakinë me dronë në vend të dritave

20:13, 16/09/2019
A+ Aa A-

Kur mendon për makinat jashtë rruge, mendja nuk të shkon te marka si Audi.

Por kompania gjermane e paraqiti një model të tillë te shfaqja e Frankfurtit për vitin 2019.

Audi AI: Trail është një makinë elektrike, e gatshme të përballojë çdo lloj terreni.

Makina ka rrota 22-she, bateri të fuqishme, që mund ta bëjë të ecë për 400 deri në 500 kilometra me një karikim, një modelim vërtet për jashtë rruge dhe madje sistem për lëvizje autonome në disa zona të caktuara.

Por e veçanta janë dronët që shërbejnë si fenerë. Bëhet fjalë për tre dronë trekëndorë, elektrikë, me elemente LED. Ata mund të ulen në çatinë e makinës dhe të fluturojnë përpara makinës për të ndriçuar rrugën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco