Hedh shtëpinë në erë ditën, që i martohej vajza

Hedh shtëpinë në erë ditën, që i martohej vajza

18:40, 16/09/2019
A+ Aa A-

Ajo duhej të ishte një nga ditët më të lumtura të familjes në Pensilvani të SHBA-ve, pasi do të martonin vajzën e tyre, por u kthye në një tragjedi të dhimbshme,  e cila la pas shumë mister.

Pikërisht në atë ditë shumica e familjarëve ishin duke u mbledhur te kisha, ku do të mbahej ceremonia, por babai i vajzës u kthye në shtëpi. Vetëm pak çaste më vonë u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.

Brenda pak sekondash shtëpia u përfshi nga flakët dhe menjëherë mbërritën zjarrfikësit. Por ishte shumë vonë. Sipas hetimit të zjarrfikësve u tha, se tubi i gazit ishte hapur qëllimisht dhe më pas është dashur vetëm një shkëndijë, që gjithçka të hidhej në erë.

Autoritetet kanë theksuar, se kanë arsye të mendojnë, që burri është vetëvrarë. Për ta bërë më të besueshme këtë hipotezë ndihmon edhe deklarata e policisë, e cila ka bërë të ditur se ka shkuar disa herë te ajo shtëpi për dhunë në familje të shkaktuara nga probleme të shëndetit mendor.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco