Demi Moore trondit me librin e jetës së saj: Përdhunimi dhe 3 martesat e dështuara

Demi Moore trondit me librin e jetës së saj: Përdhunimi dhe 3 martesat e dështuara

11:39, 13/09/2019
A+ Aa A-

 Në moshën 56 vjeçare Demi Moore vendosi të tregoj historinë e jetës së saj pa filtra në libirin e autobiografik  ‘Brenda dhe jashtë’.’

‘Brenda dhe jashtë’  është një histori mbijetese, suksese dhe dorëzimi, si dhe rezistencë", thuhet në njoftimin për shtyp të librit.

Aktorja ka treguar në libër histori të cilët më parë nuk ishin të njohura për publikun duke nisur që tek  fëmijëria e vështirë , historinë  e përdhunimit në moshën 15 vjeçare, martesat e saj të dështuara  dhe deri tek aborti kur ajo ishte e martuar me aktorin e famshëm Ashton Kutcher në moshën 42 vjeçare, ku më pas ra në tunelin e drogës dhe alkoolit.

"Kur isha ende fëmijë, më duhej të merrja pilulat nga goja e nënës me gishtat e vegjël, para se t'i gëlltiste ato, ndërsa babai më tregonte se si ta kisha më të lehtë ta  bëja. .. fëmijëria ime kishte mbaruar. Pastaj, në moshën 15 vjeç, pasoi dhuna seksuale dhe problemet me drogën'.

’Në ditëlindjen time të 16 vendosa të largohesha me një kitarist’ shkruan aktorja ku dy vjet më pas u martua me muzikantin e muzikës  rocky Freddy Moore.

    Aktorja ka folur dhe për tre martesat e saja të dështuara, ajo  me Freddy nga 1980 në 1984, e dyta me Bruce Willis nga 1987 në 2000 dhe më në fund ajo me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013.

    Dhe për këtë të fundit Demi tregon një kapitull shumë të dhimbshëm që nuk është ditur më parë.

    ‘Sapo kishim filluar të takoheshim, ishte viti 2003, unë isha 42 vjeç dhe ai ishte 15 vjet më i ri, mbeta shtatzënë menjëherë dhe të dy vendosëm që fëmija që do të vinte në jetë të kishte emrin e Chaplin Ray, por në muajin e gjashtë të shtatzënisë kisha një abort spotant’.

    Pas kësaj historie Moore dhe Kutcher u përpoqen sërish të kishin fëmijë më anë të fertilitetit por pa sukses.

    Në libër zbulon gjithashtu se ajo e fajësoi veten për abortin  dhe se filloi të marrë përsëri drogë për të kapërcyer dhimbjen.

    E përsa i përket marteses me aktorin Ashton Kutcher që ateherë historia e tyre bëri bujë Moore është shprehur :  

    "Me të unë ende jetoja rininë time, madje më shumë sesa kur isha me të vërtetë 20 vjeç ...".

    Ishte viti 2012 dhe menjëherë pas kësaj ajo u detyrua të shtrohej në një qëndër rehabilitimi.

     "Një pjesë e jetës sime ishte copëtuar. Tani jam e pastër por nuk kam një karrierë dhe nëj lidhje të qëndrueshme’ tha në fund Moore për New York Times.

    Sot më e keqja duket se ka kaluar për Demi Moore, e cila po shijon lidhjen e saj me stilisten serbe Masha Mandzuka: "Një moment i lumtur ....".

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Komentet

      Shto koment

      Denonco