As mos guxoni t'i dominoni, këto janë 6 shenjat kokëforta të horoskopit që nuk i bën dot zap njeri

As mos guxoni t'i dominoni, këto janë 6 shenjat kokëforta të horoskopit që nuk i bën dot zap njeri

22:16, 23/08/2019
A+ Aa A-

Pavarësisht sa tip influencues ose dominues jeni, jo me çdokënd mund t’ia dilni. Sidomos nëse i përket një prej 6 shenjave zodiakale më poshtë. Këta persona ose janë tepër të vetëkënaqur, ose kokëfortë, ose shumë të pavarur. Për këtë arsye, mos harxhoni kohë dhe nerva në përpjekje të pasuksesshme sepse në fund do të zhgënjeheni.

Ujori/ Pretendoni të keni një ujor nën kontroll? Ha-ha-ha! Seriozisht? Ujori është një shenjë që në fillim do të rebelohet dhe më pas do të shtiret si i vdekur me shpresën se do të mbetet vetëm. Ujori nuk dëshiron që t’i priten krahët dhe t’i futen në një kafaz, qoftë edhe prej floriri. Dhe nëse dikush përpiqet ‘t’ia mbledhë’, ujori e nxjerr jashtë jetës së tij me një guxim të tmerrshëm.

Peshorja/ Aftësitë e Peshores për të qenë joshëse dhe sociale mund të keqkuptohen. Ndonjëherë duket sikur ato duan të zotërohen, por ky është një keqkuptim absolut. Personat që i përkasin kësaj shenje janë inteligjentë dhe i trajtojnë tentativat për t’u dominuar si një grackë e jetës së përditshme në të cilën nuk duan të bien.

Akrepi/ Akrepi urren gjithçka që e kufizon dhe tentativa për t’i vënë korniza është një farë shtrëngimi për të. Së dyti, Akrepi e di shumë mirë se ç’po ndodh në mendjen tuaj. Kështu që nëse po mendoni t’i vini dy këmbët në një këpucë kësaj shenje, harrojeni. Nuk do të ndodhë.

Dashi/ Dashi nuk mund të sundohet, është një shenjë e kokëfortësisë së pastër. Ai gjithmonë duhet të ketë të drejtë dhe i pëlqen të fitojë. Nëse përpiqeni ta fusni në brazda, do t’ju shpallë një luftë të hapur dhe fitoren e ka të sigurt.

Shigjetari/ Nuk mund të ‘zbusni një kafshë’ që nuk jeni në gjendje ta kapni. Nëse një shigjetar do të ndalonte për 5 minuta, atëherë do të kishit mundësinë të hidhnit rrjetat, por pesë minuta janë shumë për një person vazhdimisht në lëvizje dhe me një aktivitet shumë intensiv.

Binjakët/ Nga njëra anë, Binjakëve u pëlqen ideja të jenë të dominuar...për 30 sekonda dhe më pas nuk iu pëlqen më. Kjo shenjë mërzitet shumë shpejt dhe nuk mund të qëndrojë e ulur pranë jush për periudha të gjata kohe. Veç të tjerash, Binjakët janë gjithashtu dinakë dhe kreativë. Kjo do të thotë se nëse përpiqeni të sundoni binjakët, këta ‘mashtrues’ do të frikësojnë aq shumë trurin tuaj dhe do të hiqni menjëherë dorë./Living

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco