FOTO/ Plas sherri mes Olti Currit dhe Fjolla Morinës

FOTO/ Plas sherri mes Olti Currit dhe Fjolla Morinës

15:13, 31/07/2019
A+ Aa A-

Vetëm pak orë më parë, Fjolla Morina publikoi këngën e saj më të re me titull ‘Nace Nace’, ku më së shumti ka tërhequr vëmendje videoklipi i saj, pasi këngëtarja mbante një gjarpër në duar teksa bënte poza provokuese.

Menjëherë pas publikimit të këngës, Olti Curri e ka thumbuar Fjollën publikisht në ‘Instastory-n’ e tij, ku shkruan: “Soprano e ‘La Scala’ nxorri videoklipin e ri”, duke etiketuar këngëtaren.

Image

Kjo e fundit ia ka kthyer duke publikuar këtë shkrim të Oltit në ‘Instastory-n’ e saj me shkrimin: “Balerin ti” shoqëruar me një ‘emoji’ me gisht të mezit.

Image

Mirëpo Olti nuk e ka lënë me kaq.

Ai ka publikuar një video humoristike të një burri që del nga uji dhe këndon, duke ironizuar kështu jo vetëm videoklipin e Fjollës, por dhe artistëve të tjerë shqiptare dhe të huaj.

Nuk e dimë nëse do ketë reagime të tjera nga ana e këngëtares shqiptare, por kjo mbetet për t’u parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SOT jemi KEQ31/07/2019 16:30

Kjo, nje prostitute e vertete; kjo, me shume se nje prostitute trotuaresh; sa me prostitute te jesh aq me shume te ngrefet nami SOT!

Shto koment

Denonco