FOTO/ Bes Kallaku merr edhe Bleona Qeretin te filmi i tij, diva shqiptare thotë gjithçka pas xhirimeve

FOTO/ Bes Kallaku merr edhe Bleona Qeretin te filmi i tij, diva shqiptare thotë gjithçka pas xhirimeve

17:01, 22/07/2019
A+ Aa A-

Bes Kallaku që së fundmi i është futur edhe aktrimit, shumë shpejt do të vijë në treg me një film humoristik. Një ditë më parë ai ka ndarë me ndjekësit në llogarinë në ‘Instagram’, një foto të të gjithë stafit, i cili sipas tij ka punuar për realizimin e komedisë me titull ‘Falco’.

“Stafi i filmit Falco. Nuk synojmë thyerje rekordesh, por thyerje brinjësh nga të qeshurat për këdo që do e shohë. Zoti ju ruajt”, ka shkuar Kallaku.

Theksojmë se në filmin Falco’  ai do të jetë personazhi i njohur ‘Skifteri’, ndërsa filmi do të jetë i bazuar në realitetin e përditshëm që prek çdo shqiptar.

Ju bëjmë me dije se shumë personazhe të njohur të shoëbizit shqiptar janë bërë pjesë e kastit të këtij filmi dhe duket se njëra prej tyre është edhe këngëtarja Bleona Qereti.

Ajo ka zbuluar se ka qenë në Tiranë ku është bërë pjesë e xhirimeve. Pas tyre ajo ka falënderuar në rrjete sociale, aktorin Bes Kallakun për ftesën për të qenë pjesë e këtij filmi.

“Faleminderit Bes Kallaku që më bëre të njoh një dimension komplet tjetër tëndin si artist. Një skenar i jashtëzakonshëm të cilit nuk mund ti thoja JO! Falco – një pasqyrim i frikshëm i realitetit shqiptar, po sigurisht i servirur me nota të larta humoristike në versionin komedi për publikun. Faleminderit të gjithë stafit të mrekullueshëm të #FALCO për këtë eksperiencë kaq të bukur. LOVE #bleona,”- përfundon këngëtarja.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco