Victoria Beckham në telashe, stafi i del kundër! Arsyet do t’ju habisini...!

Victoria Beckham në telashe, stafi i del kundër! Arsyet do t’ju habisini...!

18:26, 21/07/2019
A+ Aa A-

Victoria Beckham, bashkëshortja e futbollistit të famshëm David Beckham, është kthyer në një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e modës, po megjithatë kohët e fundit ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” është në telashe.

Duket se për Victorian gjërat në fushën profesionale nuk po shkojnë sicc duhet. Mësohet se shumë persona nga stafi i saj janë irrituar pasi, sipas tyre, Beckham ka punësuar kohët e fundit shumë evropianë dhe jo britanikë në poste të rëndësishme.

Ato janë zënë nga francezë dhe italianë dhe duket se një problematikë të tillë e kanë bërë të ditur në media.

“Victoria krenohet që është një biznesmene britanike dhe përkrah vendin e saj, prandaj pse nuk ofron ajo më shumë vende pune për ata që e kanë mbështetur që nga fillimi?”,- ka thënë një person brenda kompanisë së saj për “The Sun”.

Dizajnerja ka dorëzuar një numër të vendeve të punës të profilit të lartë për kandidatët francezë dhe italianë – megjithëse është nderuar me një çmim OBE në vitin 2017 për shërbimet e saj në modën britanike.

Sipas The Sun, emërimet e huaja i kanë lënë të pakënaqur punonjësit britanikë.

“Britanikët besnikë dhe punëtorë janë mjaft të ndjeshëm, sepse ata ndjehen se janë, duke u zëvendësuar gjithnjë e më shumë nga evropianët e mërzitshëm, që po paguhen me paga të majme”, - ka deklaruar një person brenda kompanisë së Beckham.

Mësohet se ajo ka punësuar të paktën 4 persona nga Europa në 6 muajt e fundit dhe prandaj stafi i saj nuk është i kënaqur.

Sipas mediave të huaja linja e re e produkteve të saj kozmetike do të vinte në bashkëpunim me një drejtor arti francez të quajtur Ezra Petronio.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco