Jul Deda viziton pas 21 vitesh vendin ku u takua me bashkëshorten për herë të parë, zbulon bisedën që do ju bëjë të qeshni

Jul Deda viziton pas 21 vitesh vendin ku u takua me bashkëshorten për herë të parë, zbulon bisedën që do ju bëjë të qeshni

23:10, 20/07/2019
A+ Aa A-

Jul Deda ka ndarë sot me ndjekësit e tij një tjetër moment shumë të veçantë familjar. Në vizitën e fundit në Shkodër, qytetin e tij të lindjes, Juli dhe bashkëshortja e tij kanë ndaluar edhe tek një vend që ju sjell shumë kujtime. Bëhet fjalë për stolin ku janë takuar për herë të parë, por këtë herë të shoqëruar nga të vegjlit e tyre. “I them fëmjëve: Eja dalim një foto tek ky stoli këtu. Është vendi ku mami dhe babi u takuan për herë të parë, para 21 vitesh. Vajza lëshoi një: ‘Uaaa sa bukur’, ndërsa djali i këputi një: ‘Ça është ky takim në stol, ishin mbyll kafet?”, -shpjegon Juli.

Aktori i njohur ka zbuluar kështu një detaj sa romantik edhe për të qeshur. Kjo foto do jetë shumë e veçantë në albumin e familjes Deda, të cilët kujtimet i kanë ruajtur në mënyrë shumë të veçantë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco