FOTO/ Vdes bashkëshorti i Vaçe Zelës, e bija bën një mesazh tejet prekës

FOTO/ Vdes bashkëshorti i Vaçe Zelës, e bija bën një mesazh tejet prekës

19:58, 16/07/2019
A+ Aa A-

Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i Vaçe Zelës, ka ndërruar jetën.

Lajmin për ndarjen e tij nga kjo botë, e ka bërë të ditur vajza e të ndjerit, Irma Rodiqi, shkruan Syri Kosova.

Ajo ka bërë një postim në Facebook ku përmes rreshtave ka treguar për dhimbjen që po e përjeton në këto momente.

Ngushëllime familjes Rodiqi.

“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.

Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t'ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.

Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë”, shkruan Irma Rodiqi, e bija e këngëtares ikonë shqiptare Vaçe Zela.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco