Ky koment tregon shumë për marrëdhënien e Hailey me nënën e Justin

Ky koment tregon shumë për marrëdhënien e Hailey me nënën e Justin

16:42, 07/07/2019
A+ Aa A-

Kohët e fundit çifti Justin Bieber dhe Hailey Baldwin po lakohen në media se marrëdhënia e tyre nuk po shkon siç duhet. Ndonëse ata shpesh i kanë hedhur poshtë këto aludime, sërish vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike.

Këtë herë modelja Baldëin ka treguar se marrëdhënia e saj me nënën e Bieber është ndër më të mirat. Pattie Mallette, ka pubikuar në rrjete sociale disa foto, por duket se komenti i Baldëin ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Si ka mundësi që vjehrra ime duket si 21 vjeçe? Më e bukura”,-ka shkruar ajo duke shkaktuar menjëherë reagim.

Nuk është hera e parë që Hailey dhe Pattie shfaqin dashurinë ndaj njëra-tjetrës në rrjete sociale.

Më herët nëna e Justin ka publikuar një foto në të cilën Hailey shihej duke e puthur në faqe dhe përkrah fotos ajo shkruante: “Çfarë dhurate”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco