A i bën DISS-e reperja nëpër rreshta? Rina flet publikisht për sherrin ndaj Tayna-s

A i bën DISS-e reperja nëpër rreshta? Rina flet publikisht për sherrin ndaj Tayna-s

10:26, 03/07/2019
A+ Aa A-

Edhe pse jemi mësuar të shohim në shumicën e kohës meshkujt në zhanrin e muzikës Hip - Hop, të cilët rivalizohen me njëri-tjetrin, kohëve të fundit vëmendjen më të madhe e kanë marrë femrat.

Kemi vënë re se sidomos nga estrada kosovare artiste si Tayna, Rina, Fifi, Mleinda dhe të tjerë kanë shkëmbyer shpesh “thumba” me njëra-tjetrën këto kohë.

Rivaliteti më i madh është vënë re midis Taynës dhe Rinës, të cilat pretendohet se kanë plot kunja për njëra-tjetrën në këngët e tyre.

Por, Rina ka preferuar të thyejë akullin.

Ajo ishte e ftuara speciale në emisionin “Rudina” dhe aty tregoi se si qëndron e vërteta e “diss-eve” mes saj dhe Taynas.

Rina tha se Taynan nuk e ka takuar asnjëherë dhe se e gjithë kjo është një farsë e krijuar nga fansat e tyre dhe mediat.

Ajo shtoi se asnjëherë nuk ka pasur si qëllim që të sulmojë në tekstet e saj reperen tjetër dhe se ato që mendohen si “diss-e” kanë qenë thjesht rastësi.

Më pas Rina zbuloi se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri, këtë herë në bashkëpunim me një artist francez, që nuk është shumë i njohur. Kujtojmë se së fundmi reperja ka hedhur në treg një duet me Adelina Ismailin, “Qikat”, që u prit mjaft mirë nga publiku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco