Blerim Destani pjesë e një tjetër filmi hollivudian, këtë herë luan përkrah Robert De Niro

Blerim Destani pjesë e një tjetër filmi hollivudian, këtë herë luan përkrah Robert De Niro

20:31, 01/07/2019

Blerim Destani është një ndër artistët shqiptarë që ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë trojeve, madje duke bërë realitet edhe ëndrrën hollivudiane të shumë aktorëve. Pak kohë më parë ai mbylli xhirimet e filmit “The poison rose” në të cilin luajti përkrah Morgan Freeman dhe John Travolta.

Së fundmi ai ka zbuluar se është bërë sërish pjesë e një filmi ‘Hollywood-i’, ku do të ketë mundësinë të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj si Robert De Niro apo Lee Jones. Destani do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “The comeback trial” dhe aty do të ketë rolin e Boris.

Këtë lajm kaq të rëndësishëm Blerimi e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ dhe ka treguar se ndjehet mjaft krenar që po i jepet mundësia të punojë në të tilla projekte. “Krenar për projektin tim të fundit kinematografik. Së bashku me të mëdhenjtë e ‘Hollywood-it’, Robert De Niro dhe Lee Jones!”, ka shkruar aktori shqiptar në ‘Instagram’.

“The comeback trial” është një ripunim i filmit me të njëjtin emër që është shfaqur në vitin 1982. Xhirimet për filmin kanë nisur që në fillim të muajt qershor në New Mexico, por vetëm tani Blerimi zbuloi se është bërë pjesë e tij. Kujtojmë se më herët ai ka pasur mundësinë të punojë në të tjerë filma shumë të njohur si “Spielmacher”, “The Captain”, “Hot Dog” etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco