Taylor Swift konfirmon se Justin Bieber ka tradhtuar Selena Gomez kur kanë qenë të lidhur

Taylor Swift konfirmon se Justin Bieber ka tradhtuar Selena Gomez kur kanë qenë të lidhur

17:39, 01/07/2019
A+ Aa A-

Taylor Swift është kthyer në qendrën e vëmendjes në rrjete sociale, për shkak të debatit të saj të fundit me ish-menaxherin Scooter Braun. Përmes disa postimeve në ‘Twitter’ këngëtarja ka treguar se Scooter ka kërkuar të drejtën e shitjes për disa këngë të saj dhe se ai e ka tallur gjatë kohës që e ka menaxhuar.

Pas këtyre deklaratave, Taylor ka marrë një kundërpërgjigje nga Justin Bieber, i cili tashmë menaxhohet nga Braun. Në një postim të tijin në rrjete sociale, Justin ka shkruar se nuk është e drejtë që pas kaq shumë vitesh të shprehë gjithë mërzitjen për Scooter në rrjete sociale.

Më pas disa fansa i dolën në mbrojtjeje Taylor dhe dikush prej tyre nxori hapur një të fshehtë të Justin, të cilën e ka konfirmuar edhe Seift.

“’Ne nuk kemi komunikuar për diferencat tona’, ti tradhtove shoqen e saj të ngushtë dhe më pas publikisht i doli në mbrojtje atij që u hakmor ndaj Taylor dhe tani kërkon që ajo të të ftonte ty për një çaj? Largohu prej këtej”, ka shkruar dikush i irrituar në ‘Twitter’.

Taylor e ka pëlqyer këtë deklaratë duke konfirmuar se Justin ka tradhtuar Selena-n gjatë kohës që ata kanë qenë të lidhur. Swift dhe Gomez kanë një raport shumë të mirë miqësor, prandaj është përmendur kjo gjë. Në fakt nuk është e çuditshme tradhëtia e Bieber, për sa kohë ai u nda nga Selena në mars të 2018-tës dhe në shtator të po të njëjtit vit u martua me Hailey Baldwin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco