FOTO/ Fifit tentojnë t'i vjedhin profilin në Instagram, por pas kësaj qëndron Fjolla Morina

FOTO/ Fifit tentojnë t'i vjedhin profilin në Instagram, por pas kësaj qëndron Fjolla Morina

11:48, 26/06/2019
A+ Aa A-

Personazhet e njohur janë më shumë të ekspozuar ndaj ‘hacker-ave’ të rrjeteve sociale, duke qenë se ata kanë dhe më shumë ndjekës për shkak të famës së tyre.

Të shumtë janë personazhet e njohur që kanë hasur këtë shqetësim, një ndër to edhe Fifi.

Pak muaj më parë këngëtares i morën profilin e saj dhe ajo u detyra të krijonte një llogari të re në ‘Instagram’.

Së fundmi ‘hacker-at’ kanë tentuar ta vjedhin sërish, por këngëtarja e ka siguruar këtë herë profilin e saj.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të kodit të sigurisë dhe përkrah saj ka shkruar:

“Si nuk jeni lodhur akoma…seriozisht doni të me vidhni ‘Instagram-in’ prapë? Njërin ma morët edhe një tjetër mos po ju dhemb”.

Por e vërteta paska qenë ndryshe dhe e kuptuam kur pamë një bisedë të Fjolla Morinës dhe Fifit, të cilën vetë Fjolla e publikoi.

Në fakt, Fifi me dëshirën e saj i ka dhënë akses në Instagram edhe Fjollës, një nga miket e saj më të mirë dhe kur ajo ka loguar, mesazhi është dërguar tek Fifi.

Me fjalë të tjera, ‘hacker’-i i supozuar i bie të ketë qenë vetë Fjolla!

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco