Princ Harry ka qenë prej vitesh i ‘fiksuar’ me Jennifer Aniston

Princ Harry ka qenë prej vitesh i ‘fiksuar’ me Jennifer Aniston

22:37, 19/06/2019
A+ Aa A-

Prej më shumë se një viti Princ Harry është lidhur në martesë me ish-aktoren Meghan Markle dhe tashmë çifti ka një djalë, Archien.

Por vite më parë, sipas mediave të huaja, Princ Harry ka patur një dashuri të pamundur. Bëhet fjalë pikërisht për aktoren e njohur Jennifer Aniston.

Kjo histori mësohet të ketë ndodhur në vitin 2009 kur Aniston pozoi nudo për kopertinën e revistës “GQ”.

Asokohe Princ Harry arriti të gjente numrin e telefonit të Jennifer dhe për një kohë të vetëm i shkruante dhe i telefononte. Ndonëse ajo ishte në dijeni për diçka të tillë nuk iu përgjigj njësoj për shkak të moshës prej 16 vitesh diferencë mes tyre.

Madje Princ Harry arriti t’u tregonte edhe miqve të tij për këtë situatë ku nuk po gjente dot zgjidhje. Ai shprehej për Aniston se ishte bërë për të qenë një princeshë.

Kjo histori është përfshirë në librin e gazetarit Ian Halperin, i cili  ende  nuk ka dalë në treg, por autori ofroi disa hollësi në një artikull të botuar nga “Daily Mirror”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco