Rrëfehet Sabiani: Kur lindi Kejsi thashë Obobo...

Rrëfehet Sabiani: Kur lindi Kejsi thashë Obobo...

08:54, 18/06/2019
A+ Aa A-

I ftuar ditën e djeshme  tek "Rudina" ishte këngëtari shumë i dashur për publikun Sabiani së bashku me vajzën e tij bukuroshe, Kejsi.

Kejsi ka trashëguar pasionin e të atit për muzikën dhe gjatë emisionit treguan më shumë për marrëdhënien e tyre.

"Kur jam bërë baba kam qenë shumë i vogël, kisha emocione dhe më dukej e çuditshme. Kur shkova në maternitet pashë fëmijët, iu afrova një fëmije që ishte shumë i bukur. Më pas pashë një tjetër që i kishte ikur koka shtrembër sepse kishte lindur e madhe, ishte Kejsi. Erdhi mamija dhe më tha: “Kjo këtu është vajza jote”. “Booo” thashë.

'E nxora nga maternitetit me një batanije të bukur, të cilën e kemi ruajtur dhe e kemi edhe sot. Kur ishte e vogël ka qenë si kukull e vogël dhe donte shumë ngjyrën blu", tregoi Sabiani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco